Në shkurt të këtij viti, burime për “JustJared.com” konfirmuan se këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi i bukur erdhi vetëm pak muaj pas dasmës së tyre madhështore, mirëpo çifti ka preferuar t’i mbajë gjërat sa më të fshehta. Megjithëse nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike për pritjen e ëmbël, aktorja s’ka mundur t’i shpëtojë për shumë gjatë syrit të paparacëve. Tashmë që është shtatzënë, kanë filluar të vihen re ndryshimet e mëdha në trupin e saj.

Sophie është fotografuar për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, të cilin megjithëse ishte përpiqur ta fshihte, ka arritur të duket gjithsesi.

Aktorja shfaqej pranë partnerit dhe miqve të tyre dhe megjithëse kishte vendosur peshqir rreth barkut apo kishte veshur një hoodie, format e rrumbullakosura binin shumë në sy. Burimet kanë treguar se çifti pritet të bëhen prindër gjatë muajve të verës, ndërkohë që ende nuk kemi asnjë lajm për gjininë e foshnjës.

Sophie dhe Joe u martuan në një ceremoni private në Las Vegas në muajin maj. Disa muaj më vonë, ata i thanë sërish “Po” njëri-tjetrit në një dasmë të mbajtur në jug të Francës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...