Sonte do të zhvillohet finalja e Kupës së Italisë, ku do të përballen Atalanta dhe Lacio. Dy skuadrat kanë arritur me meritë deri në finale, pasi Atalanta ka eliminuar me radhë Kaliarin, Juventusin dhe Fiorentinën, ndërsa Lacio ka nxjerrë jashtë kompeticionit Novarën, Interin dhe Milanin. Atalanta është duke bërë një sezon spektakolar dhe përveçse në finale të Kupës, thuajse ka siguruar një vend në Liga Europa dhe po luan fort për një vend në Ligën e Kampionëve, për edicionin e ardhshëm. Nga ana tjetër, Lacio ka komplikuar rrugën për në Liga Europa dhe shikon pikërisht Kupën e Italisë, si një dritare për të marrë pjesë në garat europiane sezonin e ardhshëm dhe për të mos “hedhur në kosh” këtë sezon. Sfida nis në orën 20:45 dhe do të gjykohet nga arbitri Luka Banti.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...