Sonte do të bëhen të ditur fituesit e Çmimit Pulitzer për gazetari dhe art.

Në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork, do të ndahen çmimet për gazetari në 14 kategori, mes tjerash për raportim, fotografi, kritikë, komente dhe filma vizatimorë.

Çmimet për art ndahen në shtatë kategori, revista dhe botime në internet.

Çmimet e para gazetareske janë ndara në vitin 1917 dhe u bënë mirënjohja më prestigjioze në SHBA.

Fituesit e çmimit për shërbim publik marrin medalje ari, ndërsa fituesit tjerë marrin nga 15.000 dollarë.

Çmimin e ka vendosur Joseph Pulitzer , botues i gazetës me origjinë nga Hungaria dhe njëri nga themeluesit e “shtypit të verdhë”. Në vitin 1903 në Universitetin Kolumbia e ka themeluar shkollën e parë gazetareske.

Mes fituesve më të njohur të çmimit janë Ernest Heminguej, Thenesi Uiliams, Artur Miler, Juxhin Onil, Uiliam Fokner, Xhon Aldajk dhe shumë të tjerë./MIA

Loading...

Shpërndaj me