Liga e Kampionëve ka hyrë në fazën përfundimtare të eliminatoreve për garat në grupe, ku sot do të luhen ndeshjet e para të turit të “Play Off”-it. Ajaksi i Amsterdamit do të udhëtojë në një transfertë delikate, aty ku përballë do të ketë skuadrën e APOEL-it, skuadër kjo surprizë në Ligën e Kampionëve. Skuadra qipriote, u mund pak ditë më parë në shtëpi nga Karabaku me rezultatin 1-2, ndërkohë që me shkarkimin e Tramexanit, arriti të fitonte në Azerbajxhan duke kaluar më tej. Sakaq, në fushë do të zbresë edhe Kluzh, që përballë do të ketë Slavian e Pragës. Takim interesant është edhe ai mes LASK Linz dhe Klub Brizhit, ku vetëm njëra nga skuadrat do të kalojë më tej. Ndeshjet e kthimit, do të luhen një javë më vonë, ndërkohë që nesër do të luhen të tjera ndeshje. Shorti për Championsin do të hidhet më 29 gusht.

21:00 APOEL-Ajaks

21:00 Kluzh-Slavia Pragë

21:00 LASK Linz-Klub Brizh

Loading...

Shpërndaj me

Loading...