Ole Gunar Solskjaer thotë se triumfi i katalanasve në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, nuk ka fort rëndësi, pasi Mançester Junajted do t’i duhet një përpjekje krejt e re për ta “hequr qafe” Barcelonën. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 1-0 në ndeshjen e parë, në “Old Traford”, por shpresojnë të përsërisin atë që bënë me PSZH, në raundin e kaluar. Ajo përmbysje në kthimin me PSZH solli kujtimet e triumfit të vitit 1999, kur vetë Solskjaer ishte protagonist i madh në fushë, kundër Bajern Munihut.

“Jo, unë nuk bazohem tek ajo përmbysje e madhe historike, sepse ndodhi kundër Bajern Munihu. Asokohe ishte finale, ishte diçka ndryshe. Ne do të frymëzohemi nga ndeshja e kthimit me PSZH. Kemi mundur disa ekipe të mira larg shtëpisë këtë sezon dhe kemi luajtur kundër disa lojtarëve të mëdhenj”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...