Ole Gunnar Solskjaer, pas humbjes në dërbin e Mançesterin, theksoi se diferenca e kualitetit mes dy skuadrave ishte e dukshme.

Reaguam pas humbjes ndaj Everton dhe në fund u mposhtëm nga një skuadër më e mirë se ne. Sot vrapuam, por nuk mjaftoi. Ka një diferencë në kualitet. Kjo është arsyeja pse ata janë në krye dhe ne jemi aty ku jemi. Ata kanë vendosur këtë standard dhe ne nuk mund të jemi të kënaqur me këtë gjë. Është detyra jonë t’i afrohemi sa më shumë. Sot kemi vrapuar, u duk që kishim një qëllim dhe ishim të fokusuar. De Gea bëri disa pritje të mrekullueshme. Në kohë të tilla, duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të vazhdojmë të punojmë. Të shtunën duhet të luftojmë si sot,” ka thënë Solskjaer pas ndeshjes.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...