Kampioni aktual europian i sallave të mbyllura në kërcim së gjati Izmir Smajli, u ankua se në Kampionatin Europian të Atletikës që po mbahet në Berlin, ka patur manipulime në rezultat,raporton RTSH. Në rrjetin social Fejsbuk ai ka paraqitur një video, ku rezultati nga ana e gjyqtarisë është dhënë i gabuar. Federata Shqiptare e Atletikës ka denoncuar këtë rast në institucionet përkatëse si në IAAF dhe po pret verifikimet e duhura.
Në garat e zhvilluara një ditë më parë Smajli zuri vendin e 10-të me 7.73 metra. Më para rezultati i tij u regjistrua 7.99 metra, me të cilin Smajli zinte vendin e 6-të.

Shpërndaj me