Peter Olajinka, ish-sulmuesi i Skënderbeut, ka qenë protagonisti i suksesit historik të Slavias të Sofjes, që është kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Europës duke mundur Seviljen në kohën shtesë me rezultatin 4-3. Pas barazimit 2-2 të duelit të parë, skuadrat kanë barazuar me të njëjtat shifra edhe në ndeshjen e klthimit dhe janë dashur kohët shtesë për të caktuar fituesin. Goli i Vazkez la të mendohej se ndeshja mund të shkonte në favor të Seviljes, një eksperte e këtij turneu. Por vendasit barazuan me Van Buren në minutën e 102 dhe në minutën e 119 gjetën rrjetën e suksesit 4-3. Protagonist në aksionin e golit, ai që dha pasimin për gjuajtjen drejt portës të Traore ishte pikërisht Olajinka, i cili e nisi takimin nga stoli për të hyrë në fushën e lojës në pjesën e dytë të takimit.

Ndërkohë Benfika pas kohës shtesë mundi Dinamo Zarebin me 3-0, pasi përballja u mbyll me fitore minimale 1-0. Jonas shënoi golin e parë pas se Ferro të shënojë në kohën shtesë, ndërsa Grimaldo me një super gol siguroi rrugën Benfikës në çerekfinale.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...