Prej javësh tashmë qarkullon thashethemi se Real Madrid, Milan dhe Barcelona po interesohen për Dani Olmo, thesarin e Dinamo Zagrebit. Megjithatë, përveç tyre, interesohen edhe shumë klube të tjera në kampionatet kryesore europiane. Agjenti i tij Andy Barra rrëfen se deri tani shuma që është vënë në tavolinë për të është 25 milionë euro, një shumë e cila mund të rritet në ditët e ardhshme.

Për momentin jemi të përqendruar te Europiani i U21, më pas do të vendosim së bashku me Dinamon. Ai do të jetë transferimi më i bujshëm dhe më i shtrenjtë i ish-Jugosllavisë. Çmimi i tij mund të shkojë deri 30 apo 40 milionë euro,”” shprehet Barra për L’Equipe.

Aktualisht blerja rekord e Dinamos është Marko Pjaca, i cili në vitin 2016 u transferua tek Juventus për 23 milionë euro.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...