Daily Mail” raporton se ka pasur një investim nga familja e Bin Ladenit, në një klub futbolli. Shefild Junajtid ka marrë një hua që arrin në 3 milionë paund nga familja e Osama bin Laden. Pak vite më parë, presidenti i Shefildit shiti 50% të aksioneve te Princi Abdullah ndërkohë që në shkurtin e vitit 2017 ishte marrë një hua prej 3 milionë paundësh dhe synohej që deri në prill të vitit 2018 të paguhej pa interes. Lajmi ishte publikuar sikur huaja ishte marrë në kompaninë “Charwell Investments Limited”, por në fakt nuk kishte ndodhur ashtu. Pak ditë më parë, në Gjykatë është raportuar nga avokati Andres Gledhill se drejtuesit e dinin shumë mirë që paratë e investuara vinin nga familja e Osama Bin Laden.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...