Milani dhe Interi do të zbresin në fushë për të luajtur supersfidën e rradhës që prej sezonit të shkuar. Sakaq, prezantuesi i njohur, tifoz i Milanit, Geri Skoti, bën edhe parashikimin e tij.

“Do të mjaftohesha që Milani të luante si Slavia Praga… Sa keq, ku kemi mbërritur! Dikur pikat e referimit ishin Ajaks, Barcelona dhe Real Madrid. Nëse Interi do të kishte fituar në Ligën e Kampionëve do të vinte e motivuar, nëse do të humbiste do të mbërrinte e tërbuar. Por, barazimi i lë aty ku ishin! Sigurisht, në letër janë më të fortë”. “Cilin do t’i hiqja? Sensin! Dhe, këtu e kthej thikën në anën tonë. A nuk duhet ta blinte Milani? Një parashikim për derbi? Barazim i kënaqshëm, pa pësuar: 1-1, me golin e Rebic apo Suso!”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...