Do të jetë 42-vjeçari slloven Damir Skomina ai që do të gjykojë finalen e Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 1 qershorit në stadiumin “Vanda Metropolitano”. Derbi anglez Liverpul-Totenhem i është besuar pikërisht atij, ndërsa asistentë do të jenë Jure Praprotnik dhe Robert Vukan. Skomina është një nga arbitrat me shumë përvojë në arenën ndërkombëtare. Arbitër i katërt është vendosur të jetë spanjolli Antonio Mateu Lahoz. VAR-i do t’u besohet holandezëve Dani Mekkeli dhe Pol van Bokel, si dhe gjermanëve Feliks Zvajer dhe Mark Borsh.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...