Më 11 Nëntor të vitit të kaluar, Skënderbeu mposhti Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Dejvi Bregu, ndërsa u deshën plot 3 muaj, që korçarët të rigjenin fitoren në kampionat. Që prej asaj kohe, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi kishte regjistruar fillimisht një barazim me Tiranën dhe më pas 6 humbje radhazi, deri mbrëmë, kur mposhti Laçin me rezultatin 2-1. Pas javës së 21-të është sërish Partizani që kryeson kampionatin me 46 pikë, 8 më shumë se Kukësi, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Teuta dhe më pas renditen Skënderbeu e Laçi.

Loading...

Shpërndaj me