Vedat Muriqi po vazhdon të marrë vëmendje të madhe nga gjigantët evropianë të futbollit. Muriqi po kalon në një formë të shkëlqyer me Fenerbahçe dhe kjo ka bërë që lojtari të marrë interesim të madh. Paraqitjet e yllit të Fenerbahçe nuk zbehen as me Kosovën, ku ai gjithashtu dhuron paraqitje për të gjitha lëvdatat.  “Fanatik” raporton se Juventusi, Lazio, Atletiko Madrid, Totenhami e Mançester Junajted do të dërgojnë skautët e tyre për të ndjekur Muriqin. Zyrtarë të Juventusit do të jenë në stadiumin e Plzen, për të parë ndeshjen Çeki – Kosovë, me vëmendjen kryesore tek Vedati. Muriqi në anën tjetër është shprehur se do të vazhdojë me Fenerbahçen, me synimin tek titulli i kampionit në Superligën e Turqisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...