Skandali i ish-presidentit Clinton me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky më 1999 do të bëhet pjesë e televizionit amerikan.

Kjo histori e skandalit të bujshëm seksual mes ish-Presidentit Bill Clinton dhe ish-praktikantes në “Shtëpinë e Bardhë”, Monica Lewinsky, do të vijë shumë shpejt si serial.

Këtë sezon, “American Crime Story” do të quhet “Impeachment”.

Aktorja Beanie Feldstein do të interpretojë Lewinskyn, Sarah Paulson, do të luajë Linda Tripp, shërbyesja civile që regjistroi fshehurazi thirrjet telefonike private të Lewinskyt për lidhjen e saj me presidentin.

Ende nuk dihet se kush do të luajë rolin e Bill dhe Hillary Clinton, i cili do të bazohet në një libër të vitit 2000 nga Jeffrey Toobin.

Seria e fundit e “American Crime Story” do të transmetohet në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...