Pas akuzave për shpenzime marramendëse të parave në Komisionin antikorrupsion, vjen dorëheqja e parë. Nga komisioni për parandalimin e korrupsionit për Alsat konfirmuan se Goran Milenkov është tërhequr nga pozita e tij. Milenkov është ish kryetar i këtij institucioni i cili numëron gjithsej shtatë anëtarë. Milenkov ishte në shënjestër të opinionit me deklaratën e tij se gazetarët nuk duhet të interesohen për pasurinë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Dorëheqje nga Komisioni antikorrupsion kërkuan edhe nga shumica qeveritare e LSDM-së. Por kryetari i këtij institucioni, Igor Tanturovski, tha se pohimet për shpenzime joekonomike të parave nuk janë të sakta dhe se nuk do të japë dorëheqje.

Alsat-M

Shpërndaj me