Hetuesit për mbrojtjen e kafshëve në Gjermani kanë zbuluar një skandal në lidhje me transportin e gjelave drejt Europës.

SOKO arriti të gjurmojnë transportin e kafshëve të thertores së madhe Ampfinger, në Gjermaninë e Jugut.

Thertorja i përket Süddeutsche Truthahn AG, pjesë e Bell Food Group.

Mishi i kompanisë është i gjithëpranishëmnë supermarkete, dyqane mishi dhe restorante.

Përfundimi: gjelat janë kapur pa kujdes, ndërsa kanë udhëtuar në temperaturat e nxehta të verës përreth 547 km nga Hungaria drejt Gjermanisë.

Në një fabrikë të mbarështimit të gjelave në Hungari, aktivistët e të drejtave të kafshëve filmuan dhunën barbare ndaj kafshëve.

Gjelat u rrahën, u bllokuan në kafaze, u hodhën me forcë brutale nga punëtorët në transportuesin që do ti dërgonte në Gjermani.

Disa mendohet të jenë plagosur, por nuk përjashtohet mundësia që të tjerë të kenë ngordhur nga dhuna por edhe kushtet jo të përshtatshme të transportit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...