Kampionati në Suedi ka arritur në finish dhe kanë mbetur edhe 180 minuta, pra dy ndeshje, për të zgjidhur misterin se cila skuadër do të dalë kampione, duke qenë se janë katër skuadra në garë (Djugarden, Hamarby, Malme dhe AIK). Por, fitorja e arritur nga Djugarden, që ka 14 vite që nuk e fiton titullin në Suedi, jashtë fushe, përballë Geteborgut, ka bërë që të shpërthejnë polemikat. Në fakt, 3 pikët e arritura me golin e Buya Turay e çojnë Djugarden në vend të parë në renditje, 3 pikë larg tre ndjekësve, teksa kalendari nuk paraqitet i vështirë.

Megjithatë, ajo që ndodhi në sfidën ndaj Geteborgu është vërtet skandaloze, pasi të paktën dy episode të dyshimta njollosin luftën për titull: një gol që iu anulua vendasve dhe një penallti që iu mohua me pa të drejtë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...