Mëngjesin e sotëm, një skaf është përfshirë nga flakët në plazhin e Borshit në afërsi të qytetit të Vlroës, duke u djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur shumë pranë bregdetit duke alarmuar pushuesit.

Fatmirësisht nga incidenti nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihen ende arsyet që kanë shkaktuar zjarrin në skaf.

“Rreth orës 11:30, në Borsh të Himarës përballë një lokali gati 200 m larg bregut të detit, ka marrë në flakë mjeti lundrues skaf plastik në pronësi të shtetasit M.V. Si pasojë e flakëve, nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të pjesshme të skafit”, njofton policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Nga ana e policisë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale për sqarimin e rrethanave.

Pak javë më parë një anije turistike në Karaburun u përfshi nga zjarri duke u djegur plotësisht.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...