Mançester Siti do të përballet me Uatford në finalen e FA Kupës , teksa ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Uembli”. Kampionët e dyfishtë të Premier Ligës, janë favoritë për të fituar këtë trofe dhe të kompletojnë tripletën e titujve, gjithsesi skuadra londineze është aty për të treguar se nuk ka shkuar rastësisht në finale, kjo e vërtetuar edhe nga ecuria pozitive në Premier Ligë. Po të analizojmë shifrat e shpenzuara nga Pep Guardiola për të ndërtuar skuadrën e tij, me atë që ka shpenzuar Uatford për të krijuar 11-shen e drejtuar nga Havi Garsia duket qartë diferenca e thellë. Për formacionin më të përdorur nga Guardiola, Mançester Siti ka shpenzuar plot 373.3 milionë paund, duke marrë yje si Aguero, Sterling, Sane apo Bernanrdo Silva. Gjithsesi më të shtrenjtët mbeten Laporte dhe Ualker. Ndërkohë ndërtimi i Uatford ka kushtuar 6 herë më pak. Vetëm 59.3 milionë paund kanë kushtuar 11 lojtarët që mund të zbresin në fushë për t’u përballur me skuadrën e sheikëve arabë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...