Mançester Siti ka mposhtur 2-0 Man. Junajtedin në derbi duke u ngjitur në krye të renditjes së Premier Ligës. Të besuarit e Pep Guardiola-s kanë bërë një tjetër paraqitje të mrekullueshme në “Old Trafford”, duke bërë një hap të madh drejt titullit të dytë radhazi. Goli erdhi krejt papritur në minutën e 54’ të takimit kur Bernardo Silva hyri i pashqetësuar në zonën kundërshtare dhe shënoi golin e avantazhit. Në minutën e 66’ erdhi goli i nokautit nga Leroj Sane, i cili godet fortë në portën e De Gea-s.

Ky ishte goli i 157-t i sezonit për Man. Siti, një rekord për futbollin anglez. Gjithsesi, Man Juanjted mbetet në garë për një vend mes katër më të mirëve pasi disfatës së Arsenal ndaj Volves. Sity merr kryesimin e kampionatit dhe është një pikë mbi Liverpuli.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...