Atalanta dhe Mançester Siti janë ndarë me një barazim 1-1 në Bergamo pas një ndeshjeje të çmendur. Siti kaloi i pari në avantazh me golin e Sterling në minutën e 7’. Hesus ka shpërdoruar penalltinë pak minuta përpara fundit të pjesës së parë dhe Atalanta motivohet pas pushimit. Pashaliç ka barazuar rezultatin në minutën e 49’ dhe ndeshja po shkonte drejt barazimit. por gjithçka u vështirësua për “Qytetarët”, kur Klaudio Bravo, i cili zëvendësoi të dëmtuarin Ederson në pushim, ka dalë me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar jashtë zonës. Kajll Ualker duhet të futej në portë dhe ka arritur të ruajë rrjetën e paprekur deri në fund të takimit. Siti mbetet në krye me 10 pikë, ndërsa Atalanta ka marrë pikën e parë.

Dinamo Zagrebi dhe Shahtjor Donjetcku kanë barazuar 3-3 edhe në sfidën e dytë. Mysafirët avancuan me golin e Alan Patrikut, ndërsa Bruno Petkoviq barazoi shifrat në 1-1. Pas dy kartonave të verdhë në pjesën e dytë, Ivanushec dhe Arian Ademi paralajmëruan fitore për Dinamon, por mysafirët nuk u dorëzuan deri në fund. Moraes shënoi në minutën e 3 të kohës shtesë, ndërsa Tete shënoi nga penaltia në minutën e 8-të të kohës shtesë.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...