Mançester Siti nuk ka gabuar në javën e 15 të Premier Ligës angleze, duke mundur me rezultatin e thellë 1-4 skuadrën e Bërnleit. “Qytetarëve” nuk u lejoheshin hapa të gabuar duke marrë parasysh faktin se u ndalën në barazim vetëm pak ditë më parë dhe e shohin Liverpulin të shkëputur në vendin e parë.

Që në pjesën e parë, skuadra e drejtuar nga Guardiola ka dhënë idenë e një fitoreje të lehtë dhe pa shumë probleme. Gabriel Zhezus ka zhbllokuar takimin në minutën e 24 ndërkohë që Zhezus ka shënuar edhe një herë tjetër vetëm 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Më pas, ishin Rodri dhe Mahrez ata që kanë vulosur fitoren e Sitit ndërsa Barnlei u kundërpërgjigj vetëm në minutën e 89 me një gol nderi. Kjo fitore e ngjit Mançester Sitin në vendin e dytë përkohësisht me 32 pikë, aq sa edhe Leisteri por me një ndeshje më shumë. Liverpuli që kryeson ka 40 pikë ndërsa nesër luan kundër Evertonit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...