Ekipi i boksierit amerikan Deontej Uajllder ka njoftuar menaxherin dhe promovuesin e Tajson Fjurit, Frenk Uarren se ata synojnë ta zbatojnë kontratën edhe për një meç tjetër, duke bërë luftën e tretë midis ‘King Gypsy’ dhe ‘Bronze Bomber’. Kontrata për luftën e dytë përfshinte një klauzolë që i jep humbësit të drejtën për një meç të tretë, megjithatë, Uajllder ka 30 ditë për të marrë një vendim zyrtar nëse do ta zbatojë atë apo jo. Menaxheri i ekipit të Uajllderit, Sheldon “Shelly” Finkel, besohet të ketë thirrur Frenk Uaren të dielën në mëngjes për të informuar ekipin e Fury për planet e tyre të menjëhershme. Në bazë të sinjalave të para nga dy kampet, duket se do të ketë edhe një përballje tjetër mes Uajllderit dhe Fjurit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...