Punëtorët dhe sindikalistët edhe këtë 1 Maj dolën në protesta. Protesta ishte caktuar para ndërtesës së Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë. Grupit iu bashkëngjitën njerëz të moshave të ndryshme dhe prisnin që lideri i LSM-së të japë shenjë për fillimin e marshit protestues. Me bluza të kuqe, me bilbila dhe flamuj, punëtorët u drejtuan drejtë Kuvendit. Nga automobili me altoparlantë që i printe protestës mundte të dëgjohen një pjesë e kërkesave për këtë vit.

Qytetarët vlerësojnë se të drejtat e punëtorëve po shkelen për çdo ditë. Ata thonë se të gjithë kanë nevojë për një rrogë të ndershme dhe kushte normale për punë.

Asnjë Qeveri deri tani nuk i ka realizuar premtimet. E dini si, ata janë shumë fjalëmbël, por nëse besojnë në Zot dhe nëse dikush kërkon të betohen para se të thonë, nuk do nënshkruajnë asgjë. Unë sot kalova përskaj shumë dyqaneve dhe të gjitha punonin. Pyesni punëtorët sa e kanë sot mëditjen”.

Punëtorët në Maqedoni janë shumë të frikësuar, madje ata kanë frikë të formojnë sindikatë dhe prandaj janë aty sindikatat, për t’ju ndihmuar. Por punëtorët në Maqedoni nuk janë aspak të guximshëm”- u shprehën qytetarët e intervistuar

Grupi i protestueseve ndaloi para hyrjes së Odës Ekonomike. Sindikalistët vendosën me fërshëllima t’i përshëndesin punëdhënësit.

Dhe më pas përmes rrugëve kryesore marshi vazhdoi deri para Qeverisë.

Tradicionalisht marshi i sindikalistëve përfundon para Qeverisë në rrugën Ilindenska. Çdo vit sindikalistët dhe punëtorët dorëzojnë kërkesa për pushtetin për të drejta më të mira të punëtorëve. Por, sipas sindikalistëve, deri tani pushtetet nuk kanë qenë të interesuara për zgjidhjen e problemeve të punëtorëve”

Pasi u grumbullua grupi, lideri i sindikatës, Darko Dimovski i lexoi kërkesat që mendon se janë të domosdoshme për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve.

Më shumë vende pune për gratë, të rinjtë dhe personave me aftësi të kufizuara, siguri në vendet e punës, kontrata pune në kohë të pacaktuar. STOP për kontratat me kohë të caktuar më gjatë se 1 vit. Vende të shëndosha dhe të sigurta pune. Rrogë minimale të paktën 13 800 denarë” – theksoi Darko Dimovski, kryetar i LSM

Sindikalistët kërkesat e tyre i dorëzuan në Këshillin ekonomik dhe social të Qeverisë prej ku edhe do të kërkojnë plotësimin e tyre. Edhe këtë vit lëvizja sindikaliste në vend nuk u bashkua. Disa nga sindikatat që nuk janë pjesë e LSM-së kishin marshutë tjetër të lëvizjes, ndërsa një pjesë e sindikatave as që dolën në protestën e 1 Majit.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...