Sindikata e pavarur akademike ka kërkuar që propozimi për një marrëveshje kolektive të nënshkruhet nga Ministria e Arsimit. Me këtë, sipas profesorëve, do të ketë një plan afatgjatë për rritjen e pagave, si dhe për segmentet e tjera që janë më se të nevojshme për kryerjen e veprimtarive të tyre. Prandaj, nevojitet përcaktim urgjent i kritereve të barabarta për financimin e universiteteve dhe instituteve shkencore.

Universitetet janë të detyruar të regjistrojnë sa më shumë studentë, që të grumbullojnë më shumë mjete nga pjesëmarrja e tyre që të mund t’i rrisin pagat dhe të arrijnë deri në një nivel dinjitoz. Theksoj që Ministria e Arsimit, nga viti 2009 nuk paguan shtesa për stazh në arsimin e lartë, që do të thotë se, njësitë janë vënë në situatë ose t’i shkelin ligjet dhe punonjësve të mos u paguajnë kompensim për stazh ose pa marrë parasysh cilësinë, të regjistrojnë numër më të madh të studentëve që të mund ta mbajnë barrën financiare -u shpreh Maja Stevanoviq- Sindikata e pavarur akademike.

Para rreth një muaji Sindikata e pavarur akademike dorëzoi propozim për bashkim me sindikatën e arsimit SASHK, me qëllim të bashkimit në pjesëmarrjen e lëvizjes sindikale. Kjo nismë erdhi disa ditë pas paralajmërimit se rektorët, me urdhër të Ministrisë së Arsimit të formojnë sindikatë që të marrin rritje të pagave prej 10 për qind. Paga mesatare e një profesori të rregullt universitar është prej 30 deri 120 mijë denarë.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...