Vetëm disa javë më parë, dy reperët Sin Boy dhe Rina Balaj vendosën të zbulojnë për fansat lidhjen e tyre të dashurisë. Ata janë bashkë prej më shumë se një viti, ndërsa së fundmi kanë nisur bashkëjetesën dhe madje pak ditë më parë blenë edhe një shtëpi të re.

Që në momentin e bërjes publike të romancës së tyre, Rinën dhe Sin Boy-n i shohim të pandarë dhe ata nuk ngurrojnë t’i shprehin ndjenjat për njëri-tjetrin edhe në rrjete sociale.
Vetëm pak më parë, reperi publikoi në llogarinë e tij një foto me partneren, krahas së cilës shkruante:
“Jam i lumtur kur ajo është e lumtur.”- fjalë që shprehin hapur dashurinë për Rinën.

Të mos lëmë pa përmendur dedikimin e pak ditëve më parë, ku reperi i tregonte partneres se i kishte ndryshuar jetën.
“Faleminderit që ndryshove botën time. Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Të dua”- ishin fjalët e tij të ëmbla.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...