Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostoll Simovski, në një intervistë për Alsat beson se regjistrimi i popullsisë i paraparë për vitin 2020 do të kalojë pa ndikime politike. Ai thotë se kjo është edhe njëra ndër arsyet pse kërkon që në regjistrim të mos ekzistojë grafa për përkatësinë etnike të qytetarëve. Simovski mes tjerash thekson se ka mundësi tjera për evidencën e përkatësisë etnike.

 A mendoni se kjo nuk do të ndikojë mbi ligjet tjera? Shumë ligje lidhen me atë element.

Por, ka mënyrë si të sigurohet ajo. Tani me sa di unë, me ndryshimet e fundit kushtetuese flitet për evidentimin e përkatësisë etnike në letërnjoftim etj. Pra, ka edhe hulumtime administrative si dhe mund të bëhen hulumtime të posaçme që do të vijnë deri te ky shënim. Ajo që deri tani është perceptimi, sepse e lamë këtë në debat publik, deshëm ta dëgjojmë publikun si do të reagojë në këtë propozim, ne nuk thamë se patjetër të jetë ashtu, dhe assesi ndryshe. E dhamë një propozim, dhe shpjeguam pse vlerësojmë ashtu, se duhet të jetë, sepse pohoj se vlerë të përdorur, si tregues regjistrimi, nuk ka, përveç për ato qëllime politike që i flitni edhe ju, zbatimi i disa ligjeve, të drejta të caktuara që dalin nga ato ligje dhe ngjashëm. Por, ato të dhëna mund të sigurohen edhe ndryshe.

Në çfarë mënyre?

Mund të sigurohen në mënyrë administrative, sot lëshohen letërnjoftime në gjuhë të ndryshme, kjo mundësi ekziston. Pra, kështu mund të sigurohen ato të dhëna. Mundet të bëhet hulumtim i posaçëm në temën ku na intereson vetëm ai informacion, që mos ta ngarkojmë vetë regjistrimin si të tillë. Për fat të keq publiku reagon negativisht në këtë. Për fat të keq konstatoj se ndjenja në publik është ende e tillë, që jemi të ndarë në këtë pyetje dhe secili mendon në drejtim të asaj se nëse nuk është ky shënim, mbaroi gjithçka nuk ka regjistrim. Ne e dhamë si propozim, mundësia të jetë ai shënim ekziston, për këtë në fund do të vendosin deputetët kur do ta miratojnë ligjin.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me