Atletiko Madrid përballet në Ligën e Kampionëve me një nga ekipet më në formë siç është Liverpulli. Megjithatë, trajneri i bardhekuqve shprehet se në Ligën e Kampionëve mund të ndodh gjithçka, ndërsa shpreson se Lacio dhe Interi të ndalin Juventusin në Serinë A.

“Jemi duke zhvilluar një sezon të mirë, por kemi ndrydhuar shumë. Gjithsesi, jemi në linjë me objektivat tonë. Kemi përballë një skuadër të madhe me lojtarë fantastikë, por në ndeshje të tilla mund të ndodhë gjithçka. Stadiumi do na ndihmojë shumë përballë Liverpulit dhe lojtarët kanë dëshirë për të bërë mire,” tha mes tjerash Siemone.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...