Diego Siemone e ka cilësuar motivimin që i ka dhënë tifozeria e Atletiko Madrid si arsyen kryesore pse skuadra e tij triumfoi përballë Liverpulit.

“Ishte ndeshja që pritnim, me një rival shumë të fortë. E nisëm shumë mirë dhe pastaj bëmë ndeshjen që duhej të bënim për të siguruar rezultatin. Me kundërsulm patëm raste për të shënuar edhe herë të tjera. Jemi një ekip që luajmë i mbledhur. Nëse sulmuesit nuk do të kishin marrë pjesë në punën mbrojtëse, ekipi nuk do të arrinte atë që arriti. Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një rivali të fortë, por e kishim të qartë kush ishte objektivi. Liverpuli është specialist në vjedhjen e topit, kanë shumë shpejtësi. Në filluam ta fitonim ndeshjen kur hymë në rrethrrotullimin që na çonte në stadium. Pritja ka qenë mbresëlënëse. Në tetë vitet që kam këtu në klub, nuk kam parë një pritje të tillë. Kjo sfidë është si në fillim, përballë një rivali që është mësuar të bëjë ndeshje të mëdha në shtëpinë e vet”, tha Simeone para gazetarëve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...