Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska kërkon votën e qytetarëve me qëllim që, siç thekson ajo, të mos e lejoj partizim të pushtetit. Sipas saj, nëse kundër-kandidati Stevo Pendarovski i mbështetur nga partitë në pushtet, merr legjitimitetin e popullit për president, atëherë do të ishte i pamundshëm rrëzimi i Zaevit nga Qeveria. Siljanovska thotë se mos mbajtja e premtimeve, është arsyeja se përse ajo mendon se Zaev nuk meriton që jetë kryeministër.

Nëse tani pushteti presidencial nuk është në simbiozë me Qeverinë dhe me “zaevizmin”, atë nuk mund ta lejojmë që të ndodhë, sepse mendoj se kjo gjë o të jetë fundi i asaj që ne duam ta rrëzojmë, atë që ne e emërojmë si “zaevizëm” sepse njerëzit që premtojnë por i harrojnë premtimet nuk duhet të jenë në pozita kyçe- deklaroi Gordana Siljanovska – Kandidate për Presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja.

 

Loading...

Shpërndaj me