Sigurimi pensional gjerman organizon ditë këshillëdhënëse në Maqedoninë e Veriut, në të cilat të gjithë personat e interesuar përmes bisedës individuale mund të marrin informata në lidhje me të drejtën pensionale të Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ditët këshillëdhënëse do të organizohen në Shkup më 5 nëntor të vitit 2019 në Fondin për Sigurim pensional dhe invalidor dhe në Strumicë më 6 nëntor në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor.

Pjesëmarrësit e ditëve këshillëdhënëse janë Sigurimi pensional gjerman Bayern Süd, Lidhja gjermane e sigurimit pensional dhe Fondi për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...