Komisioni i Tregtisë Federale, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka miratuar një gjobë rekord prej 5 miliardë dollarësh për Facebook-un. Gjoba vjen pas hetimit të skandalit të Cambridge Analytica, një firmë konsulence politike që mori në mënyrë të parregullt të dhëna nga 87 milionë përdorues të rrjetit social. Sipas mediave amerikane, kjo gjobë rekord u miratua me 3 vota pro dhe 2 kundër.  Komisioni i Tregtisë Federale nisi hetimin ndaj Facebook-ut në mars të vitit 2018 pas raportimeve se Cambridge Analytica kishte pasur akses në të dhënat e dhjetëra milionë përdoruesve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...