Epidemia vdekjeprurëse Covid-19 ka përhapur panik në mbarë botën dhe i ka detyruar njerëzit të mbyllen në shtëpi për të ruajtur shëndetin e vetes dhe të tjerëve rreth tyre.

Miliarderja 22-vjeçare, Kylie Jenner është mbyllur gjithashtu në shtëpi dhe ka treguar për ndjekësit e saj në Instagram si po e kalon këtë situatë.

Kylie ka rrëfyer se shtatzënia e ka përgatitur për këtë ditë. Kjo për faktin se kur ishte shtatzënë nuk doli prej muajsh jashtë shtëpisë.

Këtu shpjegohet edhe arsyeja pse askush nuk e fotografoi miliarderen me barkun e rrumbullakosur dhe deri në momentin e lindjes lajmet e shtatzënisë mbetën vetëm aludime.

“Jam në ditën e tetë. Shtatzënia ime më përgatiti për këtë. Nuk e lashë shtëpinë prej muajsh.”- shkruan Kylie e cila duket paksa e mërzitur nga izolimi, por e vendosur për të qëndruar sërish e mbyllur.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...