Në vitin 1971, Josip Broz Tito, presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë për një takim pune me presidentin e atëhershëm të Amerikës, Richard Nixon.

Gjatë këtij takimi Tito thuhet se nxori një cigare dhe teksa po e ndizte ndërhyri presidenti amerikan duke ia kujtuar se në Shtëpinë e Bardhë cigaret janë të ndaluara, ndërsa Tito e përgëzoi atë dhe vazhdoi me të tijën.

Zoti Tito, ne nuk pimë cigare këtu në Shtëpinë e Bardhë. Na është ndaluar me ligj.

-Lum si Ju! -i përgjigjet Titoja dhe vazhdon tymosjen i qetë…

Josip Broz Tito ishte një Politikan Jugosllav dhe Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, Kryeministër dhe President nga viti 1945 e deri më 1980.Pseudonimin ‘Tito’ e mori ne vitin 1934, kur ai u kthye ne atdhe dhe u bë anëtar i Byrosë politike të Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Si Marshalli Tito bëhet në luftën e Dytë botërore, kur partizanët komunist luftonin kundër pushtuesve nazist gjerman dhe atyre fashist italian, si dhe kundër fashistëve kroato-ustash, monarkistet serb çetnikë. Pas luftës, ai u bë Kryeministër i parë në vitin(1945-53), dhe më në fund President shtetit (1953-80) deri në vdekjen e tij. Ai ka ndjekur një politik të pavarura nga dy blloqet kryesore.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...