Lidhja e Rudina Dembacajt me ish-deputetin, Mark Frroku është duke u komentuar gjatë në media. Çdo lëvizje e tyre bën bujë, megjithatë çifti ka vendosur të mos e vrasë mendjen për ato që thuhen.

Ata janë të lumtur bashkë dhe këtë e tregon më së miri edhe marrëdhënia e aktores me vajzën e Markut. Ato kalojnë një kohë të mirë bashkë dhe momentet më të bukura i publikojnë edhe në rrjetet sociale.

Rudina ka folur për herë të parë për marrëdhënien me fëmijët e Markut dhe është për t’u marrë shembull.

“Unë vij me një foto me një marrëdhënie të veçantë. Erta është, në gjuhën shqipe thuhet thjeshtra ime dhe unë sinqerisht nuk di ta dalloj, madje mua më duket si motër, nuk e them dot as si vajzë sepse me Ertën konsumoj shumë më shumë biseda, se me gocën time, sepse goca ime është akoma e vogël. Do doja që të ishte një shembull për të gjitha marrëdhëniet e tilla sepse të jesh familje është një gjë shumë e bukur, por të jesh familje e përzier dhe e lumtur është e mrekullueshme. Pavarësisht se unë fëmijët i kisha takuar përpara se unë dhe babai i tyre të kishim një marrëdhënie dashurie, ne ishim thjesht miq. Megjithatë pasi ndryshuan marrëdhëniet isha e emocionuar, sigurisht nuk ishte e lehtë që ta pranonin se janë fëmijë sidoqoftë, por ishte periudhë shumë e shkurtër, aq u desh pak kohë sa u njohëm dhe tani falë Zotit, marrëdhëniet janë të tilla”, shprehet aktorja.

Mark Frroku është baba i dy fëmijëve, ndërsa Rudina ka një vajzë të vogël.

 

View this post on Instagram

 

Fun TikTok at the studio #tiktok #makeupbyelona U trashem dhe hedhim cdo video qe kemi ne cel ❤️ @erta_frroku @makeupbyelona @tiktok

A post shared by Rudinadembacaj (@rudinadembacaj) on

Loading...

Shpërndaj me

Loading...