Edhe një herë tjetër, Rudina Dembacaj ka folur pa doreza për jetën e saj personale. Nëpërmjet përgjigjeve për fansat e saj në Instastory aktorja ka treguar si e pritën prindërit e saj ndarjen nga Aleksi dhe fejesën me Markun.

Ajo tha se falë tyre e pati më të lehtë ndarjen dhe e përballoi më mirë situatën.

“Si e kanë prit familjarët e tu kur u ke thënë që do ndahesh dhe je lidh me Markun”, i shkruan një ndjekës.

“Si çdo familje që e dëgjon ndarjen. Mërzi, trishtim etj. Por ama shumë mbështetje. Falë familjes sime unë nuk jam ndjerë kur vetëm. Kam parë prindër që hiqen si të emancipuar dhe me nivel, por kur vjen dita për të mbështetur vajzën, kanë turp nga fisi”, thotë Rudina.

Aktorja konfirmoi lajmin e lidhjes me Mark Frrokun pak ditë pas fillimit të vitit 2020 ndërsa për divorcin me Aleksin, ka thënë se procedurat nisën në qershor të vitit që lamë pas.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...