Sipas mediave franceze, Mihael Shumaher është shtruar të hënën në darkë në një spital në Paris, për t’iu nënshtruar një trajtimi të ri eksperimental, me qelizat staminale. Kirurgu i famshëm francez, i cili trajton kryesisht çështjet e zemrës, Filip Menash, do të merret personalisht me çështjen e Shumaher në spitalin “Pompidou” në kryeqytetin francez. Le Parisien” raportoi se Shumaher ishte sjellë në një barelë në ambientet e brendshme të spitalit, i mbuluar plotësisht me një copë blu, në mënyrë që askush të mos shihte as gjendjen e tij fizike e as fytyrën e tij, për të ruajtur privatësinë, ndërsa 10 persona përbënin stafin e sigurisë që e rrethonte në ato momente. Gjithçka sigurisht do të vazhdojë të mbetet sekrete, pasi familja ka bërë të ditur se nuk do të japë detaje rreth gjendjes së ish-pilotit të Formula 1.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...