Ëndrra e Kosovës për t’u kualifikuar në Euro 2020 ka përfunduar në mbrëmjen e sotme teksa Dardanët nuk ia dolën të fitonin përballë Çekisë. Të besuarit e trajnerit Shaland ishin sërish autorë të një paraqitje të mirë por që në fund nuk mjaftoi. Sa i përket ndeshjes, në pjesën e parë, Kosova vuajti presionin e vendasve, megjithatë falë portierit Muriç ia dolën të mbanin portën e paprekur. ardanët e kishin fokusuar strategjinë te kundërsulmi, por në 45 minutat e para, rrallë u panë në zonën e Çekisë. Sakaq, fraksioni i dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Kosovën. Atdhe Nuhiu ndezi shpresat e shqiptarëve teksa në minutën e 50 falë një zhytje në zonë, realizoi një gol mjaft të bukur. Por, nga ky moment, Çekia u zgjua dhe përmbysi avantazhin e Dardanëve brenda 8 minutave. Fillimisht me një goditje të Kral, ndërsa më pas Çelutska shtyu thjeshtësisht një top në portë. Kosova rrezikoi të pësonte edhe më shumë por traversa iu erdhi në ndihmë. Kështu, ëndrra e Kosovës ka përfunduar sot, megjithatë Dardanët kanë bërë një fushatë kualifikuese për t’u duartrokitur, ndërsa ndeshjen e fundit e luajnë për ta shijuar përballë një rivali si Anglia. Megjithatë, Europiani është ende i arritshëm pasi përpara është edhe Liga e Kombeve.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...