Rritet numri i qytetarëve që shteti duhet t’i dëmshpërblejë meqë nuk u janë paguar para në fondin e dytë pensional, lajmëruan sot nga Agjencia për Supervizion të Sigurimit Kapital Financiar Pensional.  Deri tani 18 milionë euro, para nga arka e shtetit Qeveria u ka transferuar shoqatave pensionale për personat e siguruar të cilëve nga Fondi për Sigurim Pensional nuk u janë paguar mjete. Por, nga MAPAS shprehen se në vend të 12 mijë qytetarëve, shifra është ngritur në 14 mijë persona të cilët nuk kanë pasur pagesa në llogaritë private, ndërsa kjo shifër nuk është përfundimtare.

 Është proces i vazhdueshëm, ende nuk ka përfunduar. Më 30.6 ju tregova se si është gjendja. Katërmbëdhjetë mijë janë transferuar nga fondi SPIM në shoqatat pensionale”-tha Darko Sazdov, MAPAS.

Në fillim të vitit ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska e zbardhi skandalin për të cilin inicio edhe procedurë penale. Por, Prokuroria vendosi që të mos nisë procedurë ndonëse u shënua se 12 mijë personave të siguruar nuk u janë transferuar para në shtyllën e dytë. Shuma e përgjithshme që shteti duhet t’ua kthejë qytetarëve është 19 milionë euro.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...