Pas garës së fundit në Austri janë shtuar zërat për një rikthim të pilotit spanjoll Hore Lorenzo te italianët e “Dukati” në sezonin e ardhshëm. Spanjolli nuk ka zbritur në pistë në 5 garat e fundit të Moto GP për shkak të dëmtimit, ndërkohë që lamtumira e parakohshme nga “Honda” duket e paevitueshme. Ai që ka konfirmuar interesimin për Lorenzo është Xhixhi Dall’Inja, drejtori i përgjithshëm i “Dukati”-t.

Është detyra ime që të sjell te Dukati, pilotët më të mirë të mundshëm. Ndaj, nëse ka një mundësi që pilotët më të mirë të jenë të disponueshëm, une kontrolloj dhe monitoroj situatën. Natyrisht nuk jam vetëm unë ai që interesohem për Lorenzo, por edhe vetë Honda ku ai piloton apo Yamaha. Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë konkrete”, tha mes tjerash Dall’Inja.

Lorenzo ka pilotuar për dy sezone për “Dukati”-n (2017-2018), por nuk shkëlqeu dhe u largua për te Honda, ku sërish ka probleme.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...