Huamarrja e vendit vazhdon me një ritëm të përshpejtuar. Borxhi publik i Maqedonisë në mes të vitit i tejkaloi 5 miliardë euro duke arritur në 48% të prodhimit bruto vendor të parashikuar për vitin 2018. Ministria e Financave tashmë ka njoftuar se ritëm negativ ka edhe tek borxhi shtetëror që ka rritur në pothuajse 4.5 miliardë euro ose në rreth 40% të prodhimit bruto vendor. Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti borxhi publik është rritur për 50 milion ndërsa borxhi shtetëror për 30 milionë euro. Por, kryeministri Zaev thotë se paratë nga huazimet janë duke u përdorur në mënyrë produktive, dhe se ende është herët të mendohet për një rishikim të buxhetit.

Këto huamarrje, si dhe ato të mëparshmet janë kryesisht për financimin e kthimit të borxheve dhe për rifinancimin e deficitit shtetëror. Absolutisht lëvizim në kuadër të buxhetit dhe ende buxheti nuk tregon ndonjë tregues për rebalanc.”- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE kërkon përgjigje nga Kryeministri për shpenzimin e parave në një kohë kur ekziston një realizim i dobët i investimeve kapitale dhe kur është gjithnjë e më reale se nuk është arritur rritja ekonomike e parashikuar e qeverisë prej 3.2%.

Për çdo ditë në 3 muajt e fundit borxhi publik po rritet më shumë se gjysmë milioni euro, respektivisht për 580,645 mijë euro në ditë, ndërsa borxhi shtetëror po rritet për çdo ditë për 311,823 mijë euro.”-tha Dimçe Arsovski zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, vetëm para disa ditëve agjencia e vlerësimit “FIÇ” njoftoi se vlerësimi i Maqedonisë është BB me një pamje pozitive, por gjithashtu se edhe rritja e ekonomisë nuk do të jetë në përputhje me pritjet e Qeverisë.

Ile Petrevski

Shpërndaj me