Pushteti ndryshon mënyrën me të cilën do të llogaritet rritja e pensioneve. Lartësia e pensioneve sipas ndryshimeve të paralajmëruara të Ligjit nuk do të varet nga rritja vjetore e pagës mesatare, por vetëm nga përqindja e rritjes së shpenzimeve për jetë. Por, nëse ekonomia shënon rritje prej mbi 4%, do të ketë harmonizim të dytë shtesë për lartësinë e pensioneve. Ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska pohon se ky vendim merret që mos të rritet kufiri i moshës për shkuarje në pension.

Ne futemi në reformë për stabilizimin e sistemit pensional dhe sjelljes së vijës së lakuar e cila vazhdimisht e hapte vrimën në Fond drejtë vijës stabile që mban nivel të vazhdueshëm të Fondit me qëllim që të kemi pensione për pensionistët e tanishëm, por të arrijmë pensione të qëndrueshme edhe për pensionistët e ardhshëm – tha Milla Carovska, ministre e punës dhe politikës sociale.

Për këto ndryshime ligjore reagoi lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Mickovski. Ai e akuzoi pushtetin se do e godasë standardin e pensionistëve dhe në vend të rritjes së premtuar të të ardhurave mujore për personat në moshën e shtyrë të tretë, kjo do jetë edhe një gënjeshtër parazgjedhore.

Pensionet më nuk do të rriten si pasojë e pagës së paguar mesatare neto për të gjithë të punësuarit në Republikën e Maqedonisë në lartësi prej 50%. Me këtë edhe një herë vërtetohet gënjeshtra e Zoran Zaevit dhe kësaj Qeverie për reforma në ekonominë dhe vendosjen e të ashtuquajturës pagë të paguar minimale neto për një të punësuar – u shpreh Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Vitin e kaluar pensioni arrinte thuajse 14 500 denarë. Të dhënat zyrtare shprehen se prej rreth 300 mijë pensionistëve, më shumë se gjysma e tyre marrin pension më të ulët se mesatarja. Tani me rregullat e reja kur nuk do të hyjë në përllogaritje rritja e pagës mesatare nuk mund të pritet rritje e pensioneve meqë shpenzimet jetësore nuk rriten në mënyrë drastike, ndërsa rritje e Bruto Prodhimit Vendor prej katër për qind nuk është arritur në vend madje dhjetë vite.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me