Ndërtesa ku lideri nazist Adolf Hitler lindi në Austri do të shndërrohet në një stacion policie.

Ministri i Brendshëm Wolfgang Peschorn tha se ky do ishte një mesazh që prona nuk përkujton nazizmin.

Hitleri kaloi javët e para të jetës së tij në një nga apartamentet e banesës së shekullit të 17-të në qytetin e Braunau am Inn.

Fati i pronës ka qenë objekt i një mosmarrëveshje të gjatë.

Për dekada të tëra, qeveria e mori me qira atë nga ish-pronari i saj në një përpjekje për të ndaluar turizmin e ekstremit të djathtë.

Dikur ishte një qendër ditore për personat me aftësi të kufizuar, por kjo përfundoi kur pronari i banesës Gerlinde Pommer refuzoi të gjitha ofertat e qeverisë për ta blerë atë ose për të kryer rinovime.

Një plan për ta shndërruar atë në një qendër për refugjatët në 2014 gjithashtu nuk u realizua.

Qeveria mori në posedim shtëpinë në vitin 2016 nën një urdhër blerjeje të detyrueshëm, për një çmim prej 810.000 euro.

Ka pasur debate dhe mosmarrëveshje në Austri për fatin e ndërtesës.

Disa kanë bërë thirrje që banesa të prishet, ndërsa të tjerë argumentuan se duhet të përdoret për punë bamirësie.

Në një deklaratë të martën, Peschorn tha se: “Përdorimi i ardhshëm i shtëpisë nga policia duhet të dërgojë një sinjal se kjo ndërtesë nuk do të ngjallë kurrë më kujtesën e nazizmit.

Hitleri lindi në Braunau am Inn, ku babai i tij ishte vendosur për të punuar, më 20 prill 1889.

Familja qëndroi në një apartament në ndërtesë për disa javë pas lindjes së tij para se të transferohej në një adresë tjetër në zonë.

Ata e lanë qytetin kur Hitleri ishte 3 vjeç.

Hitleri u rikthye për pak kohë aty më 1938, gjatë rrugës për në Vjenë, pasi aneksoi Austrinë në Gjermaninë naziste.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...