Shtëpia e Bardhë vijon të jetë besimplotë për zhvillimin e samitit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut koreano-verior, Kim Jong Un, pavarësisht kërcënimeve të Phenianit për të anuluar gjithçka, u shpreh sot zëdhënësja e saj, Sarah Sanders.

‘’Kemi ende shpresa për zhvillimin e takimit dhe ne do të punojmë në këtë drejtim, por njëkohësisht jemi të ndërgjegjshëm për faktin se do të jenë negociata të vështira’’, pohoi Sanders.

Shpërndaj me