“Shqiptarët e Maqedonisë dhe ardhmëria e shtetit”, titullohet libri i ish ambasadorit, Mahi Nesimi i promovuar sot në Tetovë. Libri është i ndarë në 14 kaptina dhe secila prej tij, trajton tema të veçanta me theks të veçantë, fatin e Maqedonisë dhe të ardhmen e saj, kantotnizimin e çështje tjera, si analiza për “Shkupin 2014”, por edhe për ndarjen territoriale të Maqedonisë së veriut të vitit 2004, historikun e përdorimit të flamurit dhe gjuhës shqipe. “Shqiptarët e Maqedonisë dhe ardhmëria e shtetit”, është libri i pestë me radhë i ish ambasadorit dhe ish gazetarit Mahi Nesimi.

Libri në përgjithësi trajton tema të cilat nga shumë studiues nuk janë trajtuar. Libri është pa tema tabu dhe në të analizohen gjitha mundësitë e zhvillimit të shtetit në mënyrën më të mirë dhe jepen disa pikëpamje rreth asaj se si mund të organizohet shteti ndryshe, për të funksionuar më mirë”- tha  Mahi Nesimi, autor.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...