Shqipëria ia ka dalë duke mundur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Moldavisë pas një takimi të dominuar plotësisht nga kuqezinjët. Të besuarit e Edi Rejas e kanë kërkuar me ngulm golin që në pjesën e parë por pa arritur ta gjejnë ndërkohë që në të dytën gjërat kanë folur ndryshe. Ka qenë Cikalleshi ai i cili ka arritur të shënojë golin e avantazhit pas një topi të dhënë nga Roshi në zonë.

Më pas, ka qenë Ramadani ai që ka shënuar me një supergol nga jashtë zone duke e ndalur topin në cepin e portës. Kjo fitore, dhe sidomos ajo që Islanda ka arritur të marrë ndaj Turqisë në shtëpi, mban të hapur grupin tonë me Francën, Islandën dhe Turqinë që kanë nga 9 pikë ndërkohë që Shqipëria numëron 6. Ndeshjen e radhës, kuqezinjtë e luajnë në datën 7 shtator ndaj Francës në transfertë.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...