Kombëtarja e Shqipërisë ka gabuar në një ndeshje mjaft të lehtë në letër, duke zhgënjyer në “Elbasan Arena” edhe ato pak tifozë që kishin shkuar për t’i mbështetur. “Kuqezinjtë” nuk arritën të merrnin më shumë se një barazim 2-2 kundër Andorrës, aty ku rrezikuan edhe ta humbin ndeshjen pasi e panë veten në disavantazh. Fillimisht ishte Balaj ai që shënoi pas 6 minutash lojë duke kaluar kuqezinjtë në avantazh teksa Martinez ka realizuar dy gola duke përmbysur ku Manaj, ka arritur të barazojë rezultatin. Me këtë barazim, kuqezinjtë kanë humbur edhe mundësinë për të qenë në vendin e tretë në grup.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...