Të dielën e 21 prillit skadon afati për partitë në Shqipëri që duan të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit të regjistrohen në KQZ. Por ashtu si e parashikon ligji shqiptar, për shkak se kjo datë përkon me një ditë pushimi, afati do të shtyhet deri të martën e 23 Prillit.

Aktualisht në KQZ veç Partisë Socialiste, partia më e madhe e së majtës, janë regjistruar dhe 24 forca te tjera politike të majta e të djathta, mes të cilave dhe disa parti që kanë qenë pjesë e koalicioneve zgjedhore me Partinë Demokratike, por jo vetë ajo.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...