Nga qyteti i Shkodres ku ishte deri përpara pak javësh drejtues i policisë, këtë herë në rolin e drejtorit të rendit dhe sigurisë publike në kupolën e saj, Gjovalin Loka dha paralajmërime të prera mbi luftën që sivjet do të ketë kultivimi i kanabisit në territorin e Shqipërisë.

Një dron që i ka kushtuar jo pak policisë së shtetit do të vihet në funksion për kontrollin nga ajri të territorit dhe që ngritja e tij në qiell, shtrin rrezen e monitorimit jo vetëm për Shkodrën, por edhe Pukën e Malësinë e Madhe në Shqipëri.

Ndihmë do ti kërkohet ushtrisë dhe strukturave të tjera për venien në dispozion të mjeteve të larta, që të lehtësohet ndërhyrja në territor. Por Loka nuk nguroi të flasë edhe për pastrimin në rradhët e policisë, ku vettingu do të bëjë ndarjen përfundimtare me të inkriminuarit.

Shpërndaj me